Pozita gjeografike, historia dhe toponimet në fshatin Përshefcë
Rrëzë Malit Sharr, përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Jazhincë, 12-13 kilometër larg qytetit të Tetovës gjendet fshati Përshefcë. Ky fshat në anën e djathtë kufizohet me fshatin Tearcë kurse në anën e majtë me fshatin Gllogjë. Mbi fshatin shtrihet Mali Sharr kurse ndër fshatin shtrihen fushat që janë pjesë e Luginës së Pollogut.
Kufiri që e ndan fshatin Përshefc me Tearcën është lumi LumBardh (Bistricë) kurse me fshatin Gllogjë si vijë kufitare shërben rruga.
Sa i përket emrit Përshefcë, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për prejardhjen e këtij emir, mirëpo dihet se ky emër është shumë i lashtë.
Sipas një tregimi që e rëfejnë më të moshuarit Përshefca e ka marë emrin nga një ndodhi në të kaluarën. Dy udhëtarë që e kishin marë rrugën për të arritur në një vend të caktuar gjatë rrugëtimit të tyre janë ulur për të pushuar nën një dru që ka qenë afër lumit Ujëmirë (Bistricë) dhe që i ka takuar vendin që në kohën e sotit gjendet në pjesën e fshatit Përshefcë. Me këtë rast ata e kanë shfryëtzuar kohën edhe për të ngrënë, ku me vete kishin vetëm bukë dhe kos të cilin e kanë përzier dhe kanë fituar ushqimin që në popull njihej me emrin përshesh. Pastaj ai vend ka shërbejt si orientim për udhëtarët tjerë dhe është thënë “mund të pushoni në vendin ku udhëtarët hanë përshesh”. Nga kjo mendohet se rjedh edhe emri i fshatit-Përshefc.
Në Përshefcë ka më tepër se 500 shtëpi me afër 2.516 banorë sipas regjistrimit tw fundit tw popullatws qw wshtw realizuar nw vitin 2002. Tw gjithw banorwt e fshatit janë shqiptarë.
Fshati ndahet në dy pjesë më saktësisht në dy lagje që njihen si “mëhalla e epërme” dhe “mëhalla e poshtme”.
Mëhallën e epër e përbëjnë familjet e tolallarëve, halabakëve, hoxhallarëve, totave dhe 3 familje të krumave.
Mëhallën e poshtme e përbëjnë familjet e begallarëve (begisheve), xingallarëve, bekteshët, përxhat, karabiqirat, llauçat, trokat, prxhat, radallarët, krumat dhe mëhalla e rekës.
Si familje më të vjetra në fshat llogariten familja e tolave si dhe xingallarëve që e tregon edhe vendosja e këtyre familjeve rreth lumit Ujëmirë.
Përveç lagjeve që kanë toponimet e tyre, në fshatin Përshefcë edhe fushat, malet dhe bjeshkët i kanë toponimet e tyre. Kryesisht dominojnë fjalët shqipe në emërimin e tyre mirëpo nuk mungojnë edhe sllavizmat.
Sa i përket maleve dhe bjeshkëve janë të njohura vendet si: Peshtera, Ujëmira (Mellova), Kodra e fejrit, Bafçet e mëdhoja, Xhibreja e madhe, Xhibreja e lopëve, Kazanat, Livadhi i Ziqirit, Kepi i shqipeve, Kepi i Macës, Kepi i pjakës, Golina etj.
Kurse fushat më të njohura janë: Ograde, Vari i prejftit, Tama, Tek jeshili, Mermeja, Rastovca, Makaraja, Te arat e gjata, Xukat, Verbica etj.
Materialet janë marë nga punimi seminarik i Gëzime Memetit: “Toponimet në fshatin Përshefcë të Tetovës”
INFRASTRUKTURA
Fshati Përshefcë njihet si një ndër fshatrat që më së paku ka patur investime nga shteti. Rrugakryesore që kalon në mes të fshatit është në gjendje të mjerueshme kurse rrugicat në brendi të fshatit viteve të fundit janë shtruar me bekatona falë pjesëmarjes me 50 % të banorëve në mbulimin e harxhimeve.
Uji për pije çdoherë ka qenë problem për banorët e fshatit. Në fund të viteve të 90 të shekullit të kaluar u realizua një projekt për furnizimin me ujë mirëpo përsëri uji që vinë në fshat nuk është i mjaftueshëm.
Ndriçimi publik është në gjendje relatavisht të mirë edhe pse ka nevojë të sanohet. Përshefca e ka zyrën e vendit që gjendet në objektin afër xhamisë, telefonin tokësore prej viteve të 80-të si dhe një ambulancë private.
Gurbetçarët
Gjendja e vështirë ekonomike dhe dëshira për një jetë më të mirë i ka detyruar shumë banorë të Përshefcës të shkojnë në gurbet.
Vendet ku ka më shumë gurbetçarë nga fshati janë: Gjermania, Zvicra, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia dhe SHBA-të.
Gurbetçarët e Përshefcës deri më tash kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e infratsrukturës së fshatit, jetës kulturoro-sportive si dhe përkrahjen e familjarëve që gjenden në fshat.
Kultura
Në fshatin Përshefcë funksionon Shoqëria Kulturoro Artistike (SHKA) Jehona. Gjatë aktivitetit të saj të deritashëm kjo shoqëri disa herë ka marë pjesë në Festivalin e muzikës burimore “Sharri Këndon” me ç'rast nuk kanë munguar edhe shpërblimet që kanë marë anëtarët e saj apo vetë shoqëria.
Fragmente nga Historia e SHKA "Jehona"
Në korrik të vitit 1994 u organizua një koncert madhështor ku si komision për ktë koncert ishin Rexhep Saliu dhe Halim Jonuzi ku për her të parë në këtë koncert pati edhe valle ku kërcyen të rrinjtë e fshatit në përgjithësi ky koncert ishte shumë i mirpritur nga publiku.
Si rrjedhojë Forumi rrinor në mbledhjen e saj caktoi Rexhep Saliun që të bëjë dokumentacionin përkatës për regjistrimin e një shoqate kulturrore ku në shtatorrë të vitit 1994 u bë regjistrimi i Shoqëris Kulturore Artistike "Jehona " . në përbërje:
- Rexhep Saliu Kryetar
- Efrairn Ramadani Nënkryetar,
- Sherif Esati Sekretar,
- Refet Asani Arkëtar,
- Halim Jonuzi Koordinator,
- Aliriza Aliu Folklor,
- Blerim Mustafi Popullore,
- Afrim Rexhepi Valle,
- Zeqirja Tairi Zbavitse
- Agron Shaqiri Dramë.
Sporti
Nga viti 1996 në fshatin Përshefcë vepron edhe Klubi Futbollistik Jehona. Gjatë aktivitetit të deritashëm ky klub kryesisht ka garuar në ligën komunale të Tetovës, kurse gjatë këtij viti 2007-08, KF Jehona garon në Ligën e tretë republikane-Veri.
Sektori joqeveritar
Të rrinjtë e fshatit janë të organizuar edhe në disa organizata tjera joqveritare.
Për momentin në fshat funksionojnë OJQ “Ujëmira”, Forumi Rinor Islam si dhe OJQ “tearca” në kuadër të së cilës funksionon edhe Klubi Digjital “tearca”
Bizneset
Banorët e fshatit Përshfecë njihen si punëtorë të vyeshëm dhe të sukseshëm në sferën e afarizmit. Në fshat veprojnë shumë ndërmarje të vogla dhe të mesme që në kuadër të tyre kanë të punësuar mbi 100 banorë të Përshfecës dhe fshatrave tjerë të afërt.
Kryesisht dominojnë ndërmarjet që meren me ndërtim, prodhimin e dyerve dhe dritareve, mobiljeve, përpunimin e hekurit, ndërmarje tregtare, shitore, kafiteri si dhe 4 restauranet që janë edhe karakteristikë e fshatit.
Bujqësia dhe blegtoria
Banorët e Përshefcës njihen edhe si bujq dhe blegtor të vyeshëm. Këtë e dëshmonë edhe toka që punohet si dhe mjetet moderne të agroteknikës të cilat i përdorin gjatë punës së tyre.
Në bjeshkën e fshatit Çaushic për momentin ka edhe tre blegtorë që kanë mbi 400 krerë dhenë.
|