Pozita gjeografike dhe popullata
Odri është fshat që gjindet në kilometrin 18 të aksit rrugor Tetovë - Jazhincë që kap anën verilindore të Tetovës. Në bazë të ndarjes së re teritoriale i takon komunës së Tearcës.
Odri kufizohet me Dobroshtin, Nerashtin, Bellovishten, Përcën dhe bjeshkët e Sharrit me Kosovën.
Në regjistrimin e popullatës që është bërë në vitin 2002, në Odwr janë regjistruar 1.739 banorë.
Ekonomia:
Në fshatin Odër ekzistojnë disa ndërmarje që veprojnë në fshat por edhe më gjërë. Gjitashtu ka një numër të konsiderueshëm të mërgimtarëve që me dërgesat e tyre për familjet ndihmojnë mjaft në zhvillimin ekonomik të fshatit.
Banorët e fshatit kryesisht janë të punësuar nëpër firmat private, institucionet shtetërore kurse disa familje janë edhe shfryëtzues të ndihmës sociale.
Një numër i vogël i fshatarve meret me bujqësi por kryesisht për nevojat vetanake.
Fshati mund të llogaritet së është në zhvillim e sipër për çka dëshmojnë edhe shtëpitë të reja të ndërtuara në këto vitet e fundit.
Përgaditja arsimore e banorëve është kryesisht me shkollë fillore, të mesme dhe më arsim sipëror (moshat e reja janë më në numër).
Kultura dhe sporti
Deri më tash në fshatin Odër nuk ka vepruar ndonjë shoqëri kulturore artistike. Kurse për disa vite funksionoi Klubi Futbollistik Odër i cili garonte në ligën komunale të Tetovës.
Më shumë për fshatin Odër mund të vizitoni web faqen www.odri.de.tt
|