Fshati NERASHT

Pozita gjeografike dhe popullata
Nerashti është një fshat i cili I takon komunës së Tearcës. Nerashti është i lidhur në katër anë me fshatra tjerë dhe njëkohësisht paraqet edhe udhëkalim për disa fshatra tjerë si p.sh. në lindje me Radushën, në jug me Jegunovcën, në veri me Odrin dhe në perëndim më Dobroshtin.
Teritori i fshatit është krejtësisht rafshinor dhe ka mjaft tokë pjellore të cilën e punojnë bujqit dhe kultivojnë perime dhe pemë të ndryshme.
Është i banuar krejtësisht me shqiptar. Sipas regjistrimit të fundit të popullatës të realizuar në vitin 2002, në Nerasht jetojnë 3.485 banorë me reth 750 shtëpi.
Ky fshat gjithashtu njihet edhe për numrin e madh të mërgimtarëve të cilët jetojnë në numër të madh veçanarisht në Danimark.
Në Nerasht funksionon edhe shkolla fillore Ismail Qemali ku mësojnë nxënësit e fshatit.

Kultura dhe Sporti
Deri para disa vitesh në Nerasht kanë funskionuar dy shoqëri kluturore dhe artistike. SHKA Ismail Qemali dhe SHKA Zenel Hasani ishin shoqëritë të cilat e prezentuan kulturën e fshatit dhe të rrethinës në Tetovë dhe më gjërë. Këto dy shoqëri kanë marë pjesë në festivale të ndryshme ku nuk kanë munguar edhe shpërblimet.
Në fshat ka funksionuar edhe Klubi futbollistik Nerashti. Ky klub ka garuar në ligën komunale dhe atë të tretë republikane.

Nga redaksia
Për më shumë të dhëna për Nerashtin, pranojmë bashkëpunim nga ndonjë banorë i fshatit që të na dërgoje në e-mail edhe më shumë informata .

 

www.tearc.INFO
 

 
 
© tearc.INFO