Fshati Nepreshten

Pozita gjeografike dhe popullata
Nepreshteni është fshati që gjendet në kufirin ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Tearcës. Në bazë të ndarjes teritoriale i takon komunës së Tearcës.
Nepreshteni kufizohet me Xhepçishtin dhe Leshkën.
Në regjistrimin e popullatës që është bërë në vitin 2002, në Nepreshten janë regjistruar 1.309 banorë. Pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë, por ka edhe maqedonas.
Përndryshe ky fshat ishte më i dëmtuari gjatë luftës së vitit 2001.
Në Nepreshten ekzistojnë disa ndërmarje që veprojnë në fshat por edhe më gjërë.  
Banorët e fshatit kryesisht janë të punësuar nëpër firmat private, institucionet shtetërore kurse disa familje janë edhe shfryëtzues të ndihmës sociale.
Një numër i vogël i fshatarve meret me bujqësi por kryesisht për nevojat vetanake.

Kultura dhe sporti
Deri më tash në fshatin Nepreshten aktive për disa vjet ka qenë Klubi Futbollistik Nepreshteni i cili garonte në ligën komunale të Tetovës. Kurse ende nuk ka funksionuar ndonje shoqëri kulturore e cila do të promovonte traditën kulturore dhe folklorike të fshatit.

 

Nga redaksia
Për më shumë të dhëna për Nepreshtenin,  pranojmë bashkëpunim nga ndonjë banorë i fshatit që të na dërgoje në e-mail edhe më shumë informata .

 

www.tearc.INFO
 

 
 
© tearc.INFO