Fshati Gllogjë

Pozita gjeografike dhe popullata

Gllogja gjendet në kilometrin e 15 përgjatë rrugës Tetovë Jazhincë dhe i takon komunës së Tearcës. Ky fshat në veri-perëndim kufizohet me Përshefcën, në veri me Jelloshnikun kurse në veri-lindje me Dobroshtin
Popullata që jeton në Gllogjë është e përzier. Sipas regjistrimit të realizuar në vitin 2002, në këtë fshat jetonin gjithësej 1 295 banorë. Prej tyre 983 ishin shqiptar, maqedonas 310, turq 1 dhe të tjerë 1.
Si edhe në fshatrat tjera edhe Gllogja është e njohur për numrin e madh të gurbetçive të cilat janë të vendosur kryesisht në vendet e Europës Perëndimore dhe Australi.
Familjet më të njohura në Gllogjë janë: sadikallarët, amitallërt, selmanallarët, çuçat, blokat etj.


Jeta kulturore dhe sportive

Në Gllogjë jeta kulturore dhe sportive nuk është edhe aq e zhvilluar. Deri para disa vitesh ka funksionuar Klubi Futbollistik Sharri i cili njihet si një ndër klubet më të vjetra në rrethinën e Tetovës, mirëpo viteve të fundit ky klub ka pushuar së funksionuari.
Kohën e fundit shumë të rrinjë të fshatit aktivitet e tyre kulturore dhe sportive i kanë realizuar në klubet e fshatrave fqinje si dhe në Shoqërinë Kulturore Jehona.
Gllogja së bashku me Përshefcën e kanë edhe shkollën fillore “Asdreni” në të cilën mësojnë 376 nxënës prej të cilëve afër 30 % janë nga Gllogja.

Nga redaksia
Për më shumë të dhëna për Gllogjë, pranojmë bashkëpunim nga ndonjë banorë i fshatit që të na dërgoje në e-mail edhe më shumë informata .

 

 

www.tearc.INFO
 

 
 
© tearc.INFO